Shtatzënia e parë me IVF në QKUK, flet drejtori i Gjinekologjisë

Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF).

Lidhur më këtë ka folur drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj.

Ndrejaj ka bërë të ditur se ky është një sukses i rëndësishëm për sistemin publik shëndetësor, pasi bëhet fjalë për shtatzëninë e parë të arritur me fertilizim in vitro (IVF) në një institucion publik në vend.

Sipas tij, nëna tek e cila sot është konfirmuar shtatzania është e lindur në vitin 1995 dhe ka pasur rreth pesë vjet përballje me infertilitet para se të arrinte këtë shtatzëni.

Ndrejaj ka falenderuar për angazhimin Ministrinë e Shendetësisë, QKUk dhe kolegët e klinikës së gjinekologjisë per angazhimin e tyre, në arritjen e këtij suksesi.

Theksojmë se ky zhvillim konsiderohet një hap i madh për shërbimet e fertilitetit në sektorin publik, duke u dhënë shpresë shumë çifteve që përballen me probleme të infertilitetit