Federico Dimarco po përjeton sezonin e tij më të mirë në karrierë, ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 15 asiste në Serie A. Anësori pritet të jetë nja nga emrat e “nxehtë” të merkatos së verës.
Për 28-vjeçarin ka një interes të madh në Premier League, ku ndiqet nga ekipe si Arsenal, Tottenham dhe Manchester United. “TalkSPORT” zbulon se Manchester United ka vendosur të bëjë një lëvizje për italianin, me një ofertë prej jo më pak se 60 milionë eurosh.
Por, kjo shifër nuk pranohet nga Interi, pasi klubi zikaltër pretendon për 75-80 milionë euro. Duke qenë se kontrata e Dimarco skadon në vitin 2027 dhe deri tani nuk ka ardhur rinovimi, Inter është i detyruar ta shesë anësorin në verë, sepse ndryshe rrezkon shumë ta humbë si lojtar të lirë një vit më pas.
The post Vjen oferta e parë për Dimarco-n, shumë larg asaj që pret Inter appeared first on Telesport.










