Shkëlqeu mbrëmë në Paris, PSG gati të bëjë çmendurinë për këtë lojtar të Chelsea-t

PSG fitoi 5-2 ndaj Chelsea-t në ndeshjen e parë për fazën e 1/16-ve në Champions League. Pavarësisht humbjes, lojtari që bëri diferencën te londinezët ishte Enzo Fernandez, më i vlerësuari në fushë nga “Blutë”.

Perfomanca e tij e mbrëmshme në “Parc des Princes” ka bindur gjithmonë e më shumë drejtuesit e PSG-së për të tentuar transferimin e bujshëm në verë, raporton “L’Equipe”.

Duke qenë se periudhës së artë të Fabian Ruiz po i vjen fundi, drejtuesit e PSG-së kanë piketuar pikërisht Enzo Fernandez si profilin e duhur për ta bërë mesfushën e tyre akoma edhe më shumë sulmuese të themi dhe për të plotësuar boshtin ideal bashkë me Vitinha-n dhe Joao Neves.

Megjithatë, largimi i Fernandez nga Chelsea nuk do të jetë aspak i lehtë. Duke qenë se argjentinasi është nën kontratë me “Blutë” deri në vitin 2032, drejtuesit e Chelsea-t nuk janë aspak në presion për largimin e tij. Gjë që mund të ndodhë vetëm nëse vjen një ofertë e jashtëzakonshme dhe shumë e vështirë të refuzuar, siç mund të jetë shifra 150 milionë euro siç është përfolur deri tani.

The post Shkëlqeu mbrëmë në Paris, PSG gati të bëjë çmendurinë për këtë lojtar të Chelsea-t appeared first on Telesport.