Edhe pse ende pa filluar zyrtarisht merkato e verës, Victor Osimhen është që tani protagonisti kryesor, duke zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha. Listës së gjatë për sulmuesin nigerian i është shtuar së fundmi edhe Real Madrid.
Drejtuesit e “Los Blancos” e shohin 27-vjeçarin si partnerin ideal në krah të Mbappe, për të krijuar kështu një dyshe të jashtëzakonshme sulmuese. Ardhja e Osimhen do të hapte rrugën për largimin e Vinicius Junior, i cili ende nuk ka rinovuar kontratë e cila skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, edhe në rast se qëndron Vinicius Junior, sërish ka vend edhe për Osimhen, pasi Real Madrid mund të luajë me 3 sulmuesë. Vinicius si anësor i majtë, dhe Mbappe me Osimhen mund të laternohen në qendër dhe në krahun e djathtë. Por, gara për transferimin e Osimhen nuk do të jetë aspak e lehtë. Në rast se ndodh, kosto e këtij operacioni mendohet të jetë të paktën 110 milionë euro, shumë fillestare që Galatasaray do të kërkojë për të lënë të lirë nigerianin.
The post Partneri ideal për Mbappe. Real Madrid në ndjekje të sulmuesit 110 milionë eurosh appeared first on Telesport.










