Ministri i Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka nënshkruar vendimin për autorizimin e pagesës së detyrimeve të mbetura nga Programi i Pagesave Direkte për vitin 2025.
Sipas vendimit, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) është e obliguar të procedojë menjëherë me ekzekutimin e pagesave për të gjithë përfituesit e verifikuar të subvencioneve bujqësore, sipas listave përfundimtare të miratuara në kuadër të Programit për Pagesa Direkte.
Pagesat do të realizohen nga buxheti i miratuar i Republika e Kosovës, duke u bazuar në alokimet buxhetore për sektorin e bujqësisë dhe procedurat e zbatueshme të Thesarit.
Ministria ka theksuar se hyrja në fuqi e buxhetit dhe përmbushja e kushteve financiare dhe procedurale krijojnë mundësinë për realizimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit e programit.
Departamenti për Buxhet dhe Financa në AZHB, në bashkëpunim me Thesarin e Republikës së Kosovës, është detyruar të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ekzekutimin e pagesave në përputhje me legjislacionin për menaxhimin e financave publike.
Sipas vendimit, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë duhet të raportojë tek ministri brenda pesë ditëve për progresin e realizimit të pagesave.
Ky vendim synon të sigurojë zbatimin e plotë të Programit të Pagesave Direkte dhe përkrahjen financiare të fermerëve të Kosovës për vitin 2025.










