Agjenti i Dembélé takon drejutorin e Manchester City, “bomba” e merkatos vjen nga Spanja

Edhe pse jemi vetëm në mes të marsit, kanë dalë lajme të forta për merkaton. Sipas mediave spanjolle, Manchester City ka takuar agjentin e Ousmane Dembélé në Madrid. Ky kontakt i parë ka shkaktuar reagime të forta në Paris, ku frikësohen ta humbasin fituesin e “Topit të Artë” 2025 për sezonin e ardhshëm.

Pas humbjes së rëndë ndaj Real Madridit, skuadra e Pep Guardiolës synon të kthehet menjëherë, duke menduar për të ardhmen. Edhe pse merkatoja verore është larg, tani vendosen bazat për operacione të mëdha, si blerja e një ylli si Dembélé. Sipas “SPORT”, drejtori sportiv i City, Hugo Viana, ka përdorur takimet e UEFA-s për një bisedë fillestare me agjentin e Dembele, duke zgjuar interesin e mediave franceze e ndërkombëtare dhe shqetësuar tifozët parizienë.

Dembélé ka kontratë me PSG deri më 30 qershor 2028. Megjithatë, negociatat për zgjatjen e kontratës nuk po ecin mirë. Agjenti po eksploron mundësi të tjera, teksa Premier League dhe Guardiola do të ishte destinacion shumë i preferuar. Vlera e tij në merkato ishte 50.4 milionë euro kur u transferua nga Barcelona më 2023, edhe tani nuk pritet të ulet.

The post Agjenti i Dembélé takon drejutorin e Manchester City, “bomba” e merkatos vjen nga Spanja appeared first on Telesport.