Hjulmand: Nuk ishte penallti, gjyqtarët i bënë një dhuratë Arsenal në fund të ndeshjes

Trajneri i Bayer Leverkusen, Kasper Hjulmand, ka akuzuar ashpër gjyqtarët e ndeshjes së djeshme në Champions League për penaltinë që dhanë në fund të lojës në favor të Arsenal: “Për mua nuk ishte penallti”.

“Mendoj se ndonjëherë gjyqtari nuk duhet të fishkëllojë dhe pastaj të kontrollojë me VAR, atëherë është 100% e sigurt. Por nëse ai fishkëllen, atëherë nuk është e qartë dhe e dukshme. Për mua thjesht nuk ishte”, tha Hjulmand.

Do të kishte qenë më mirë me një fitore 1-0, por kështu është. Nuk shoh penallti atje, por kështu shkoi. Në përgjithësi një performancë e mirë dhe do të udhëtojmë për në Londër javën tjetër plot shpresë”, tha trajneri i Leverkusen.

Arsenal iu dha një dhuratë dhe ata përfituan. Kjo ndërlikon pozitat tona për ndeshjen e kthimit, pasi po e fitonim ndeshjen. Gjithsesi, do të luajmë në Londër njësoj siç bëmë në fushën tonë”, tha Kasper Hjulmand.

The post Hjulmand: Nuk ishte penallti, gjyqtarët i bënë një dhuratë Arsenal në fund të ndeshjes appeared first on Telesport.