Ronald Koeman, trajneri aktual i përfaqësueses së Holandës, foli për ESPN mbi situatën e Barcelonës, duke përmendur edhe dëmtimin e Frenkie de Jong, që do ta mbajë jashtë fushave rreth 6 javë, çka e detyron klubin të riorganizojë mesfushën në një periudhë të ngarkuar sezoni.
Koeman kujtoi edhe kohën e tij si trajner i Barcelonës (2020-2022) dhe vuri në dukje lidhjen e veçantë mes Lionel Messi e Pedri. Ai tregoi se që nga ardhja e Pedrit nga Las Palmas, në moshën 17-vjeçare, krijoi një lidhje natyrale me yllin argjentinas, pasi Messi e vlerësonte inteligjencën dhe aftësinë e tij për të kuptuar lojën në hapësira të ngushta.
Koeman shtoi: “Messi i pasonte topin vetëm Pedrit. Më besoni, nëse Messi nuk të vlerëson, nuk ta jep topin gjatë stërvitjes, thjesht të injoron. Pas dy ditësh stërvitjeje pashë një lojtar të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha pashë Messin duke u përpjekur vazhdimisht të lidhej me të. Ky ishte konfirmimi se vendosa drejt, duke e mbajtur Pedrin te Barcelona”.
The post Ronald Koeman zbulon prapaskenat: Messi ia pasonte gjithmonë topin vetëm Pedrit appeared first on Telesport.









