Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari M.Sh., që po kërkohej përmes Interpol-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia e Veriut për veprat penale “Bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim”.
Sipas Policisë, i dyshuari u arrestua të mërkurën nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitë tjera të PK-së.
“Me datë 11.03.2026 rreth orës 23:00, Policia e Kosovës gjegjësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë bërë arrestimin e shtetasit mashkull kosovar M. Sh., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për veprat penale ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim’.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, u dërgua në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.










