Arsenal ndali serinë e fitoreve radhazi në Champions League këtë sezon me një barazim në Gjermani ndaj Bayer Leverkusen. Një penallti në shtesë e realizuar nga Havertz bëri që përballja të përfundojë në barazim 1-1.
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duke komentuar sfidën tha: “Loja pati periudha shumë të ndryshme. E nisëm mirë, patëm një shans të madh, goditëm traversën me Martinelli. Patëm një dominim, por nuk përfunduam mjaftueshëm aksione. Ata ishin mjaft të rrezikshëm me këtë”.
“Nuk i kushtuam vëmendje të mjaftueshme fillimit të ndeshjes dhe, pasi ata shënuan golin, na u desh të qëndronim shumë të qetë emocionalisht. U përmirësuam me ndryshimet dhe gjetëm një mënyrë për ta barazuar ndeshjen”, tha Arteta.
“Këto janë detajet që bëjnë diferencën në Champions. Ata kanë rutina të caktuara, ne nuk e bëmë dhe paguam çmimin për të. Futbolli ka histori qesharake dhe të bukura, dhe ishte vërtet mbresëlënëse mënyra se si Kai e gjuajti penalltinë, vërtet i qetë. Ishte një gol i madh për ne“, tha Arteta.
The post Arteta: Detajet bënë diferencën, goli i Havertz në shtesë ka shumë rëndësi për ne appeared first on Telesport.










