“ITAL TERM” po zgjerohet, hap dyert me pikën e re në Fushë-Kosovë

Hapja e pikës së re të shitjes në Fushë-Kosovë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e kompanisë Ital Term, duke e afruar edhe më shumë ofertën e saj të pajisjeve për ngrohje dhe ftohje pranë klientëve.

Pas dy pikave të konsoliduara në Suharekë dhe Prizren, tani edhe klientët në Fushë-Kosovë dhe zonat përreth kanë një adresë të re ku mund të gjejnë produkte cilësore dhe zgjidhje të plota për shtëpi apo biznese.

Në pikën e re të Ital Term në Fushë-Kosovë, klientët mund të gjejnë një gamë të gjerë pajisjesh – nga kondicionerët modernë dhe pompat termike efikase, deri te bojlerët elektrikë dhe pjesët më të vogla rezervë për secilën pajisje.

Kjo e bën këtë pikë destinacion të plotë për të gjitha kërkesat që lidhen me sistemet e ngrohjes, ftohjes dhe instalimeve përkatëse.

Në ofertën e Ital Term janë të pranishme edhe pajisje nga brendet e njohura ndërkombëtare si Ferroli, Imas, Luxor, Atlaspool, Pimtas, Poolex dhe Tecnosystem, të cilat njihen për cilësinë, qëndrueshmërinë dhe performancën e lartë në tregun e pajisjeve teknike.

Përveç kësaj, në këtë pikë mund të gjenden edhe komandues për kondicionerë dhe pajisje të tjera të brendit L-tronic, duke ofruar zgjidhje praktike dhe funksionale për kontroll më të lehtë të pajisjeve në shtëpi apo në ambiente pune.

Me hapjen e pikës së tretë në Fushë-Kosovë, Ital Term vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj dhe të sjellë më afër klientëve produkte cilësore, zgjidhje moderne dhe një shërbim të besueshëm për çdo nevojë në fushën e ngrohjes dhe ftohjes.