Takimi Thaçi-Vuçiq më 23 mars, kjo do të jetë tema e diskutimit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 23 mars në Bruksel.
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të organizojë takim mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet më 23 mars në Bruksel, njofton zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.
Deklarata shton se Vuçiq dhe Thaçi do të flasin për fazën e dialogut që ka të bëjë me normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura tashmë mes vendeve.
Takimi i Thaçit e Vuçiqit do të mbahen në orët e pasdite ose të mbrëmjes së premten.
Në të njëjtën ditë në Bruksel përfundon samiti dy-ditor i Udhëheqësve të BE-së, në të cilën marrin pjesë Ministri i Jashtëm i BE dhe Federica Mogerinit.