Kryeministri Albin Kurti, priti të mërkurën në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Dyshja diskutoi për bashkëpunim të ngushtë mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.
“Në takim u diskutua për situatën e sigurisë, në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë, me ç’rast Kryeministri vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Kurti ndërkaq e falënderoi komandantin Ulutash për kontributin dhe rolin e tij të rëndësishëm në udhëheqjen e KFOR-it dhe për bashkëpunimin me institucionet e vendit.










