Luka Modric ka vendosur të falenderojë Milanin, që e ka pritur me ngrohtësi dhe praktikisht e ka adoptuar. Sipas “Gazzetta dello Sport”, kroati ka vendosur që “Topi i Artë” i fituar më 2018 dhe i ruajtur në shtëpinë e tij në Madrid të ekspozohet në muzeun “Mondo Milan”, në “Casa Milan”. Mesfushori kroat gjithashtu po konsideron të vazhdojë edhe në sezonin 2026-2027 me “Djallin”.
Kontributi i tij nuk është vetëm teknik. Me Modric në fushë, disa ndeshje të Milanit nuk humben më. Me lidershipin e tij iu jep siguri shokëve të ekipit dhe nuk dorëzohet kurrë, duke treguar një formë fizike të admirueshme. Para golit të Estupinan, Allegri i kërkoi “ta rrotullonte” skuadrën dhe ta përshpejtonte manovrën. Modric e bëri këtë dhe derbi u zhbllokua.
Allegri dhe bashkëlojtarët po e shtyjnë për të pranuar vitin shtesë të kontratës, parashikuar në marrëveshjen e verës së kaluar. Shpresa në “Via Aldo Rossi” është që ai të konfirmojë qëndrimin përpara Botërorit, por drejtuesit janë gati t’i japin edhe disa ditë shtesë. Modric është Modric dhe të gjithë duan ta shijojnë sa më shumë.
The post Modric sjell “Topin e Artë” në shtëpinë kuqezi, Allegri dhe shokët e ekipit kërkojnë rinovimin appeared first on Telesport.










