Pep Guardiola është një nga trajnerët më të suksesshëm dhe më të vlerësuar në historinë e futbollit. Emri dhe reputacioni i tij e paraprijnë kudo, edhe për mënyrën jo konvencionale se si paraqitet brenda dhe jashtë fushës. Madje edhe në stërvitje. Mes supermakinave dhe makinave luksoze të lojtarëve, ajo që bie në sy është pikërisht makina e tij elektrike “Ford Capri”.
Guardiola është shprehur shpesh në mbështetje të masave për mbrojtjen e mjedisit. Ai ka folur disa herë pozitivisht për zgjidhjet alternative të lëvizjes. “Duke adoptuar një lëvizshmëri më të qëndrueshme, si makinat elektrike, mund të kemi ndikim të madh pozitiv në planetin tonë”, – ka deklaruar ai në një intervistë. Në të kaluarën, Pep ka pasur edhe një bashkëpunim të ngushtë me “Nissan” dhe për vite me radhë ka drejtuar modelin elektrik “Nissan Leaf”.
Sot trajneri i Manchester City shkon çdo ditë në qendrën stërvitore me një “Ford Capri” të ri elektrik, me vlerë rreth 43 mijë euro. Ky model modern, i disponueshëm me disa konfigurime fuqie nga 177 deri në 340 kuaj fuqi, përfaqëson vizionin e “Ford” për një të ardhme me emetime të ulëta.
The post Guardiola ekologjist, shkon në stërvitje me një makinë “modeste” elektrike appeared first on Telesport.










