“Real Madridi është një nga favoritët për këtë Champions, historia flet vetë. Ata janë mësuar të luajnë ndeshje të tilla, por do të përballen me një skuadër të etur për të surprizuar. Ne e dimë atmosferën që nap ret këtu; është e rëndësishme t’i menaxhosh situata të tilla”. Kështu u shpreh Donnarumma, portieri i “qytetarëve” në prag të sfdidës së 1/8 finale të Champions-it në “Bernabeu”.
Më tej italiani shtoi: “Kam pasur fatin të luaj me Mbappé dhe ai është një nga më të mirët në botë. Si portier, të mos përballesh me një lojtar të këtij niveli mund të jetë avantazh, por do të duhet të tregojmë të njëjtën vëmendje ndaj kujtdo që do ta zëvendësojë. Shpresoj që ai të jetë gati për ndeshjen e kthimit, sepse e meriton.
Me Courtois kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai është një nga portierët më të fortë dhe ka qenë në atë nivel për shumë vite. Kam shumë për të mësuar prej tij”.
The post Donnarumma: Sa mirë që nuk kam Mbappe përballë, historia e Real Madridit flet vetë appeared first on Telesport.









