Gjatë ditës së mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale të ditës do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 15 në 18 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.









