Milan gjen sërish bomberin e tij, Gimenez rikthehet në stërvitje pas disa muajsh

Rikthehet Santiago Gimenez. Pas rreth 6 muajsh nga paraqitja e fundit në kampionat, më 28 tetor në Atalanta-Milan 1-1, si dhe pas operacionit në kavilje, sulmuesi meksikan u rikthye të martën në stërvitje në Milanello.

Image

Siç shihet edhe në foton e publikuar nga klubi kuqezi, ai u prit me shumë entuziazëm nga shokët e skuadrës. Tani mbetet për t’u parë nëse trajneri Massimiliano Allegri do ta grumbullojë për sfidën e së dielës në mbrëmje ndaj Lazios në transfertë; vendimi pritet të merret në ditët në vijim.

Image

Gjatë këtij sezoni, Gimenez ka luajtur 9 ndeshje dhe ka dhënë një asist në fitoren 2-1 ndaj Fiorentinës, në tetor. Rikthimi i ish-sulmuesit të Feyenoord është pritur me entuziazëm edhe nga tifozët kuqezinj në rrjetet sociale. “Forca Bebote, jemi me ty” dhe “më në fund u kthye bomberi ynë”, shkruanin shumë prej tyre.

Image

Edhe Rafael Leao e festoi rikthimin e tij, ndërsa vetë Gimenez shkroi në X: “I lumtur që jam sërish me skuadrën. Shihemi shumë shpejt në fushë”.

The post Milan gjen sërish bomberin e tij, Gimenez rikthehet në stërvitje pas disa muajsh appeared first on Telesport.