Slot beson te përmbysja: Bashkë me tifozët tanë do të kualifikohemi në “Anfield”

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, deklaroi se ka “besim të plotë” te skuadra e tij për ta përmbysur humbjen 1-0 ndaj Galatasaray në Stamboll dhe siguruar kualifikimin në “Anfield”. Edhe pse rezultati nuk ishte pozitiv, holandezi mendon se ekipi i tij luajti më mirë se në përballjen e mëparshme, në të njëjtin stadium:

“Sot krijuam mjaft raste për të shënuar. Madje shënuam një gol, por ai u anulua nga VAR. Jam shumë i kënaqur me ekipin. Arrijmë të krijojmë raste edhe në ndeshje të vështira jashtë fushe në Europë, por këtë sezon jo për herë të parë nuk i kthyem në gola”.

Ai theksoi se gjithçka mbetet e hapur: “Është vetëm akti i parë. Tani luajmë në ‘Anfield’ dhe kam besim të plotë se lojtarët e mi do të krijojnë sërish raste e në fund fati do të jetë me ne”.

Slot vlerësoi edhe kundërshtarin: “Galatasaray ka ekip të fortë dhe mbron shumë mirë. Ndeshja e kthimit do të luhet në ‘Anfield’ dhe tifozët tanë mund të krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme. Me përkrahjen e tyre presim një ndeshje të madhe”.

The post Slot beson te përmbysja: Bashkë me tifozët tanë do të kualifikohemi në “Anfield” appeared first on Telesport.