Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shpreh i kënaqur me barazimin 1-1 në “St. James’ Park”, ku Yamal barazoi me goditjen e fundit të ndeshjes ndaj Newcastle United. Edhe pse anglezët dominuan për pjesën më të madhe të lojës dhe katalanasit u dukën të lodhur në fund, Barcelona do të kthehet në “Camp Nou” me rezultat të barabartë.
“Kemi luajtur shumë ndeshje së fundmi, kemi edhe lojtarë që vijnë nga dëmtimet. Bernal dhe Pedri po rikthehen pas një periudhe pa aktivitet. Duhet të përmirësohemi, kjo është e qartë, por gjëja pozitive mbetet rezultati. Pas disavantazhit 1-0 ishte fantastike të riktheheshim dhe të merrnim barazimin. Në ndeshjen e kthimit do të shihni një Barça ndryshe”, – tha ai.
Flick pranoi se skuadra nuk ishte e mirë me topin: “Humbnim shumë topa dhe kjo është pikërisht ajo që dëshiron Newcastle. Megjithatë jam shumë i kënaqur me mbrojtjen; dy qendërmbrojtësit bënë një punë fantastike”. Për gjendjen fizike: “Tani duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e së dielës. Kur luan në Champions dhe La Liga është normale të kesh ndeshje çdo dy ose tri ditë”.
Për Pedrin: “Duhet t’i menaxhojmë minutat e tij, sepse ka pasur dy dëmtime këtë sezon. Të gjithë duan ta lëndojnë, sepse ai është lojtari që KONTROLLON topin dhe mund të luajë nën PRESION”.
The post Flick pas barazimit “in extremis” ndaj Newcastle: Ndeshjen e kthimit do të shihni një Barcelonë ndryshe appeared first on Telesport.









