Kanë përfunduar 45 minutat e para në tri takimet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për fazën e 1/16-ve, ndeshjet e para. Në “Metropolitano”, Atletico Madrid po fiton 4-1 ndaj Tottenham. Serinë e golave e hapi Marcos Llorente në minutën e 6-të, pas asistit të Julian Alvarez dhe gafës fatale të portierit të londinezëve, Kinsky. Në minutën e 13-të, Antoine Griezmann dyfishon shifrat, pas asistit të Llorente-s dhe përgjumjes së mbrojtjes së Tottenham.Në minutën e 16-të, Julian Alvarez trefishon shifrat sërish pas gafës së portierit Kinsky.
Portieri çek Antonin Kinsky luan vetëm 17 minuta ndaj Atletico Madridit dhe më pas zëvendësohet me Vicario-n. Kinsky bëri dy gafa fatale që u shfrytëzuan saktë nga Atletico. Në momentin e zëvendësimit, Kinsky u shoqërua me duartrokitje nga tifozët e Atletico Madridit.
Por, edhe Vicario nuk qendroi gjatë pa pësuar gol. Në minutën e 22-të, Le Normand shënon golin e 4-të për madrilenët. Mbrojtësi shënoi me kokë pas krosimit nga një goditje dënimi. Në minutën e 26-të, Pedro Porro shënon golin e ngushëllimit për londinezët, pas asistit të Richarlison.
Në “Bergamo”, Bayern po udhëheq 0-3 ndaj Atalantës, me golat e Stanisic 12′, Olise 22′ dhe Gnabry 25′. Në sfidën e fundit, Neëcastle-Barcelona, pjesa e parë u mbyll 0-0.
The post 45′ e para: Gola dhe spektakël nga Bayern dhe Atletico Madrid. “Heshtje” në St. James Park (video) appeared first on Telesport.










