Në Stamboll vendos një gol, Galatasaray me fitore të rëndësishme. Kualifikimi vendoset në “Anfield” (video)

Galatasaray ka fituar 1-0 ndaj Liverpool-it në ndeshjen e parë për fazën e 1/16-ve në Champions League, e luajtur në “Rams Park” në Stamboll.

Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 7-të. Gabriel Sara kroson nga këndi, goditja me kokë e Osimhen shtyhet me kokë nga Mario Lemina. Minutat në vazhdim nuk sollën ndonjë rast serioz për të dy ekipet, pjesa e parë mbyllet 1-0 për turqit.

Në minutën e 62-të, Victor Osimhen shënon për Galatasaray-in, por festa e nigerianit shkon kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 70-të, pas një goditjeje këndi dhe rrëmujës në zonë, Ibrahima Konate dërgon topin në rrejtë. Por edhe goli i francezit anullohet, këtë herë për prekje të topit me dorë prej tij.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Galatasaray fiton 1-0, por kualifikimi do të vendoset pas një javë në sfidën e kthimit në “Anfield”.

SHIKOGOLIN

The post Në Stamboll vendos një gol, Galatasaray me fitore të rëndësishme. Kualifikimi vendoset në “Anfield” (video) appeared first on Telesport.