52 vite burgim për grupin e dytë të të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Gjykata e Prishtinës i ka dënuar me 52 vjet në total pesë të akuzuarit apo grupin e dytë të akuzuar për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

B.Rr., D.Rr., F.S., M.S., dhe M.R., akuzohen për dhunimin e 11-vjeçares, rast i cili kishte tronditur opinionin publik në vitin 2022.

B.Rr. është dënuar me 12 vite burgim dhe në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

D.Rr., F.S., M.S, dhe M.R, secili veç e veç janë dënuar me nga 10 vite burgim.

Koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak të akuzuarve do t’u llogaritet në dënimin e shqiptuar.

Në prill të vitit të kaluar, Gjykata e Prishtinës i kishte dënuar me 62 vite burgim në total grupin e dytë të akuzuarve për dhunimin e 11 vjeçares, por me vendim të Apelit rasti ishte kthyer në rigjykim.