Musliu-Shoshi kritikon Kurtin dhe Osmanin: Kosova ka nevojë për mendje që bashkojnë, jo për pushtete që përplasen

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ajo ka bërë me dje se Kosova ka nevojë për mendje të mëdha që bashkojnë, jo për pushtete që përplasen.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se binomi Kurti-Osmani i kanë sjell dëme Kosovës.

“Në histori, shtetet dobësohen jo kur kanë pak pushtet, por kur pushteti humb sensin e përgjegjësisë. Binomi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po dëshmon se kur ambicia i paraprin vizionit, shteti mbetet peng i vetvetes. Ky vend ka nevojë për mendje të mëdha që bashkojnë, jo për pushtete që përplasen sepse kur udhëheqja humb drejtimin, Kosova është ajo që humb”, ka shkruar ajo.