Inflacioni në shkurt arriti në 6%

Çmimet e konsumit janë rritur për 6% në shkurt të këtij vitit krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.

Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) inflacioni mujor ka qenë 0.6 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 6,0 % në muajin shkurt 2026, krahasuar me muajin shkurt 2025. Inflacioni mujor ishte 0,6 % në muajin shkurt 2026”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Inflacioni vjetor sipas ASK-së kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (42,5 %); bileta të fluturimeve (39,0 %); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (33,4 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (16,8 %); pemë (16,4 %); mirëmbajtje dhe riparim të pajisjeve personale të transportit (15,1 %); mish (14,7 %); pushime të organizuara (13,2 %); shërbime ambulantore (9,6 %); shërbime hoteliere (9,5 %); kafe, çaj dhe kakao (9,3 %); peshq (8,0 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (7,4 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (6,7 %); kujdes personal (6,6 %); perime (6,4 %); pije alkoolike (6,4 %); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,1 %),; qumësht, djathë dhe vezë (5,6 %); mirëmbajtje dhe rregullim të vendbanimit (5,5 %); prodhime ushqimore (5,4 %); gjëra personale (5,2 %); bukë dhe drithëra (5,2 %); duhan (4,2 %); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (3,9 %); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3,9 %); veshje (3,3 %); vajra dhe yndyra (3,1 %); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2,7 %); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6,4 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve sipas ASK-së vërehet te karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-7,6 %) me një ndikim prej -0,4 për qind në IHÇK.

Ndërsa inflacioni mujor prej 0.6% është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te kategoritë shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (24,4 %); perime (5,8 %); pemë (4,0 %); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (3,8 %); shërbime ambulantore (2,4 %); mish (2,4 %); shërbime hoteliere (1,9 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1,9 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1,7 %); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (1,5 %); pajisje shtëpiake (1,4 %); kafe, çaj dhe kakao (1,3 %); kujdes personal (1,3 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1,2 %); bukë dhe drithëra (0,6 %) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,1 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve thuhet se vërehet te kategoritë: bileta të fluturimeve (-18,2 %); energji elektrike (-4,3 %) dhe qumësht, djathë dhe vezë (-2,8 %) me një ndikim prej -0,5 për qind në IHÇK.