Álvaro Arbeloa foli për aktualitetin e klubit para ndeshjes së parë të 1/8-ave të Champions League kundër Manchester City. Duke komentuar sfidën në “Santiago Bernabéu”, ai tha: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por e bukur dhe shumë e pritur nga tifozët. Do të dalim në fushë për të fituar dhe shumë të motivuar. Champions-i është i rëndësishëm për të gjithë ne”.
Për gjendjen e Kylian Mbappé u shpreh: “Është shumë më mirë, duhet parë dita-ditës si evoluon. Ka qenë një javë shumë pozitive dhe është rikthyer me ndjesi shumë të mira”. Sa iu përket favoritëve theksoi: “Nëse kam thënë se jemi gjithmonë favoritë, kështu mendoj. Jemi Real Madridi dhe nuk ndihemi inferiorë ndaj askujt. City është një rival që e njohim mirë, gjithmonë shumë i vështirë”.
Për trajnerin Guardiola shtoi: “Ai gjithmonë përgatit ndonjë surprizë. Edhe kur mendon se e njeh ekipin e tij, të paraqet diçka ndryshe”. Arbeloa komentoi edhe “thumbimet” e Joan Laporta: “Po, kandidati Laporta…, mendoj se ishte ai që katërfishoi pagesat ndaj José María Enríquez Negreira. Nuk ka shumë për të shtuar”. Në fund reagoi edhe ndaj deklaratave të Guti, duke thënë: “Kam shumë respekt për të dhe trashëgiminë që ka lënë te Real Madridi”.
The post Arbeloa: Jemi Real Madridi dhe nuk ndihemi inferiorë ndaj askujt appeared first on Telesport.










