Albulena Haxhiu pret në takim drejtorin që i hapi hetim Vjosa Osmanit për deklarimin e pasurisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për punën dhe aktivitetet e Agjencisë, si dhe për raportin që ky institucion përgatit për Kuvendi i Kosovës.

Ndërkaq, gjatë vitit 2026 Agjencia Kundër Korrupsionit, në krye me Yll Buleshkaj, ka verifikuar pasurinë e Presidentes, Vjosa Osmani pas dyshimeve se ka pasur dallime të theksuara në deklarimin e saj të pasurisë ndërmjet viteve 2024 dhe 2025.

Ndryshimet lidheshin kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe me shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara.

Në dokumentet e dorëzuara për vitin 2025 vërehen lëvizje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka nxitur institucionin përgjegjës të ndërmarrë verifikime shtesë, ashtu siç parashihet me ligj.