Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka paralajmëruar një risi teknologjike që mund të ndryshojë mënyrën se si gjykohet pozicioni jashtë loje në futbollin spanjoll. Sipas tij, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, liga planifikon të vendosë një çip brenda topit, i cili do të përcaktojë me saktësi momentin kur topi goditet nga lojtari: “Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ne do të vendosim një çip brenda topit, që përcakton nëse lojtari ishte në pozicion jashtë loje në MOMENTIN E SAKTË kur topi u godit”.
Synimi i këtij sistemi është të eliminojë debatet e shumta që lindin nga përdorimi i VAR-it dhe interpretimi i pamjeve video. “Nuk duam që kjo të varet nga kornizat (‘frames’) që përdoren. Duam ta bëjmë zbulimin e pozicionit jashtë loje PLOTËSISHT AUTOMATIK”, – shtoi ai.
Nëse projekti realizohet me sukses, La Liga mund të bëhet një nga kampionatet e para në botë që përdor një sistem kaq të avancuar për të përcaktuar pozicionin jashtë loje (offside).
The post Revolucion në La Liga; çip brenda topit për ta zbuluar automatikisht “offside” appeared first on Telesport.










