Një i dënuar me gjashtë vjet burgim është dorëzuar në Policinë e Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se 56-vjeçari M.V nga Samadrexha e Suharekës, me banim në Prizren, është dorëzuar pas një aksioni për arrestimin e tij.
“Pas shumë kërkimeve për ta arrestuar, i dënuari është vetë dorëzuar në polici, ku më pas është shoqëruar dhe dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë, për vuajtjen e dënimit me burg”, thuhet në njoftimin e policisë.
“I njëjti ka qenë në kërkim dhe ishte i dënuar gjithsej me 5 (pesë) vite e 500 ditë burg efektiv, me disa vendime të plotfuqishme të Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke iu llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe koha e qëndrimit në arrest shtëpiak”, thuhej më tej.
I arrestuari është dënuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.










