Fabio Capello ka analizuar rrezikun e Interit pas humbjes në derbi kundër Milanit. Ai vlerëson se gara për titull ka ende hapësirë për surpriza, por logjika tregon të kundërtën: “Me 10 javë nga fundi dhe 7 pikë avantazh ndaj Milanit, logjika thotë se kampionatin në këtë pikë mund ta humbasë vetëm Interi”.
Megjithatë, Capello shton: “Cristian Chivu ka një avantazh të rëndësishëm dhe të mjaftueshëm për të arritur i pari dhe në mënyrë të sigurt, por duhet të rikthejë sa më shpejt versionin origjinal të skuadrës së tij. Jo kopjen e zbehtë, të ngadaltë dhe pa ritëm, të parë në derbi, edhe në raste të tjera së fundmi, që nga Champions-i kundër Bodo”.
Ai vëren gjithashtu se edhe në momentet më të mira të këtij sezoni, “Interi nuk është dukur kurrë i pamposhtur, si dhe ka humbur disa duele direkte”. Capello i jep një këshillë të drejtpërdrejtë Chivu: “Unë do të shkoja në dhomën e zhveshjes dhe do të thoja: Djema, ne jemi më të fortët. Le ta tregojmë sërish me qetësi dhe duke u kënaqur në fushë”.
The post Capello: I zbehtë, i ngadaltë dhe pa ritëm, por titullin mund ta humbasë vetëm Interi appeared first on Telesport.










