Halil Geci intervistohet në polici, avokati: Rast i paprecedent, presidentja merret me postime të qytetarëve

Halil Geci pas disa orësh intervistën në Policinë e Kosovës për kërcënimin ndaj presidentes Vjosa Osmani, është liruar.

Avokati i tij ka deklaruar se ishte rast i paprecedent dhe se në asnjë shtet demokratik nuk ndodh që presidenti të merret me postime të qytetarëve.

“PRESIDENTIA E QONË NË POLICI QYTETARIN PËR NJË STATUS NË FACEBOOK”, ka shkruar avokati Gazmend Halilaj.

“Miq të dashur, pas disa orë në Krime të rënda, u lirue Baci Lilë. Në asnjë vend Demokratik, nuk ndodh qe Presidenti i shteti, të merrët me statuse të qytetarit të cilet me Konvent Europiane dhe Kushtetutë të Republikës, …e drejta e shprehjes së mendimit të lirë garantohet”, ka thënë ai.

“Baci Lilë, njihet botërisht si njeri qe pertej dekadash, promovonë paqë dhe tolerancë kudo”.