Një grua raportohet e zhdukur tash e katër ditë në Ferizaj

Një grua është raportuar e zhdukur në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se tash e katër ditë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e viktimës.

“Ferizaj 06.03.2026, 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor.

Rasti është nën hetime.