“Më kishte munguar shumë shënimi i golave, sepse më pëlqen të shënoj dhe të ndihmoj ekipin. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer ndaj Pisa dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë“.
Kjo është deklarata e sulmuesit të Juventus, Kenan Yildiz, me skuadrën që rikthehet sot në stërvitje pas një pushimi 48-orësh dhënë nga trajneri Luciano Spalletti.
Turku foli me superlative për trajnerin, që tha se Yildiz bën gjëra për të cilat lojtarët normalë as nuk mendojnë: “E falënderoj trajnerin sepse ai është gjithmonë pas meje, por unë nuk mendoj për këto gjëra. Unë jap gjithçka për ekipin, për tifozët dhe për Juventus.”
“I kënaqur që shënova pas kaq kohësh, por nuk jam golashënues. Ishte gjithashtu një dhuratë e bukur ditëlindjeje për trajnerin“, shtoi Yildiz.
Në fund, turku tha: “Ne besojmë se do të kualifikohemi në Champions League sepse kemi ekipin për ta bërë këtë. Patjetër që duam të shkojmë aty dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi.”
The post Kenan Yildiz: Më kishte munguar goli, jap gjithçka për ekipin, tifozët dhe kualifikimin në Champions appeared first on Telesport.










