Koka bën, koka e pëson… Ja si përfundoi portieri që nisi sherrin e finales me 23 kartonë të kuq

Finalja e kampionatit rajonal “Campeonato Mineiro” mes Cruzeiro dhe Atlético Mineiro u kthye në një nga episodet më të turpshme të futbollit brazilian. Ndeshja përfundoi 1-0 për Cruzeiron, por rezultati u la në hije nga një përleshje masive që shpërtheu në fund të lojës.

Sherri nisi pas një incidenti ku u përfshi portieri i Atlético-s, Everson, i cili u bë shkak për tensionet që shpejt u përhapën në të gjithë fushën. Futbollistët e të dy skuadrave u përfshinë në përplasje fizike, ndërsa pamjet e Everson me fytyrë të gjakosur u bënë menjëherë “virale” në rrjetet sociale.

Arbitri u detyrua të ndërhynte me masa drastike; plot 23 kartonë të kuq, një rekord i ri për futbollin brazilian, duke thyer shifrën e vitit 1954 në ndeshjen mes Portuguesa dhe Botafogo (22).

Në mesin e të përjashtuarve ishte edhe sulmuesi Hulk, i cili më pas dënoi dhunën: “Është e trishtueshme të shohësh skena të tilla. Futbolli nuk duhet të japë këtë shembull”. Një finale që do të mbahet mend më shumë për kaosin sesa për futbollin.

DERBI MË I ÇMENDUR NË BRAZIL; 23 KARTONË TË KUQ DHE KAOS TOTAL (video)

The post Koka bën, koka e pëson… Ja si përfundoi portieri që nisi sherrin e finales me 23 kartonë të kuq appeared first on Telesport.