Besnik Tahiri është shprehur i shokuar pasi e ka dëgjuar Vjosa Osmanin të rrëfejë sesi e kishte caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare më 28 dhjetor vitin e shkuar, duke ia përshtatur atë ish-aleatit të saj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se është “bukur shokuese” të dëgjojë këtë rrëfim nga presidentja.
“Për mua është bukur shokuese të dëgjoj se Presidentja Vjosa Osmani kishte vepruar në sinkronizim të plotë kundër opozitës, duke i shërbyer kauzës elektorale të Albin Kurtit”, ka shkruar ai.
“Vendimi për datën e zgjedhjeve, 28 dhjetor 2025, ishte pikërisht data e kërkuar nga Kurti, ndonëse kundërshtohej nga partitë opozitare”, ka përfunduar Tahiri.










