Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, tha se skuadra e tij është e përgatitur për atmosferën e zjarrtë në stadiumin “Rams Park”, përballë Galatasaray, në 1/8-finalet e Champions League. “Reds” humbën 1-0 në këtë stadium, në fazën e ligës në shtator: “Tifozët atje janë shumë impresionues. Kur e ke topin, fishkëllimat janë aq të forta sa të shurdhojnë. Ishte diçka e re për mua, edhe për lojtarët e mi me përvojë”.
Ai shtoi: “Tani e kemi përjetuar një herë dhe kjo është pozitive. Ne nuk luajmë vetëm kundër tifozëve, por edhe kundër 11 lojtarëve shumë të mirë dhe një trajneri të shkëlqyer”. Ndeshja do të jetë e 100-ta e Slot në krye të Liverpool-it dhe ai mund të thyejë rekordin e fitoreve të Kenny Dalglish në 100 ndeshjet e para.
Liverpool udhëtoi në Turqi pa Alisson Becker dhe Federico Chiesa, ndërsa portieri Giorgi Mamardashvili pritet të startojë për herë të 11-të këtë sezon.
The post Slot: Jemi gati për atmosferën armiqësore në stadiumin e Galatasaray appeared first on Telesport.










