I shkarkuar nga Real Madrid në janar, Xabi Alonso thuhet se është gati të rikthehet në aksion që në korrik. Sipas “OK Diario”, trajneri bask tashmë ka një marrëveshje trevjeçare me Liverpool, një tjetër nga ish-klubet e tij si futbollist.
“Reds” nuk pritet ta mbajnë Arne Slot në detyrë, pavarësisht se holandezi e udhëhoqi ekipin drejt fitores në Premier League sezonin e kaluar. Sipas thashethemeve, situata do të duhet të monitorohet pas dy-ndeshjeve që anglezët do të luajnë kundër Gallatasaray në Champions League.
Ndërkohë, Liverpool është i gjashti në Premier League, me pikë të barabarta me Chelsea e vendit të pestë, me Anglinë që tashmë ka siguruar një vend shtesë në Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm.
44-vjeçari Xabi Alonso përfundoi kontratën e tij me Real Madrid më 12 janar, pas 28 ndeshjeve në të cilat humbi pesë. Humbja në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, e cila çoi në shkarkimin e tij, ndikoi rëndë mbi të.
Alonso ishte tashmë në vëmendjen e Liverpool në vitin 2024, kur ai ishte ende në krye të Bayer Leverkusen. Në atë kohë, klubi anglez po kërkonte një zëvendësim për Jurgen Klopp, por Alonso vendosi të qëndronte me të edhe për një vit tjetër.
The post Xabi Alonso marrëveshje në Premier League për sezonin e ri, do të drejtojë ekipin e njohur anglez appeared first on Telesport.










