Mbrëmë, në “Rubikon” të Klan Kosovës u diskutua për një rikthim të mundshëm të presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Për këtë, deputeti i LDK-së, Alban Zogaj tha se fjalë po fliten.
“Zonja Osmani sot është presidente e vendit dhe ne e respektojmë pozicionin që ajo ka. Në qoftë se ajo jep një sinjal ose ofrohet për një bashkëpunim, do ta analizojmë. Atë që e tha kryetari Abdixhiku, edhe pas takimit me Kurtin, ne nuk kemi pasur refuzim për asnjë emër”, u shpreh Zogaj.










