Champions, transferta angleze. Flick ka vetëm dy dilema për formacionin ndaj Newcastle

Pak dyshime për formacionin titullar që do të zbresë në fushën e “St James’ Park”, përballë Newcastle United, në ndeshjen e parë të 1/8 finaleve të Champions League. Mungesat që ka trajneri Hansi Flick e bëjnë formacionin pothuajse të qartë, ndërsa rotacionet në Bilbao ndaj Athletic Bilbao dhanë sinjale evidente në këtë drejtim.

Skuadra është e përqendruar për një ndeshje ku nuk lejohet gabimi, me presing të lartë, organizim dhe intensitet; elementë kyç të “metodës Flick”. Megjithatë mbeten dy dilema. E para është në mbrojtje: Ronald Araújo ka gjasa të startojë, duke lënë jashtë João Cancelo për më shumë siguri në prapavijë.

Kjo do të zhvendoste Eric García në krahun e djathtë dhe Gerard Martín në të majtin.

Dyshimi tjetër është në sulm: Robert Lewandowski duket favorit ndaj Ferran Torres. Ndërkohë, për rolin pas sulmuesit favorit është Fermín López, me Dani Olmo si alternativë nga stoli.

Alineaciones probables del Newcastle-FC Barcelona de Champions

 

The post Champions, transferta angleze. Flick ka vetëm dy dilema për formacionin ndaj Newcastle appeared first on Telesport.