Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Newcastle United, sfida e parë e 1/8 finale të Champions League. Ai iu përgjigj pyetjeve për deklaratat e ish-trajnerit Xavi Hernández, i cili në një intervistë për “La Vanguardia” sulmoi ashpër presidentin Joan Laporta.
“I takon atij të vendosë nëse është momenti i duhur për të folur apo jo. Shpresoj që kjo të mos ndikojë te skuadra”, – tha Flick. Trajneri gjerman shtoi: “Jemi kolegë. Kam një marrëdhënie të mirë me Xavin. E kam vizituar dhe kam folur me të kur stërviste. Është një çështje private, nuk ka lidhje me shtypin. E di të vërtetën dhe e mbaj për vete”.
Sa iu përket zgjedhjeve presidenciale të klubit, të planifikuara më 15 mars, Flick u tregua i fokusuar vetëm te ndeshja: “Jam i përqendruar te kjo sfidë, te skuadra ime. Atmosfera është e jashtëzakonshme. Neve askush nuk do të na pyesë për problemet politike, por për ndeshjen”.
Xavi trondit Barcelonën: Rikthimi i Messit ishte punë e kryer, por Laporta prishi gjithçka
The post Barça në tension. Xavi sulmon Laportën, ndërhyn Flick: Shpresoj të mos ndikojë te skuadra appeared first on Telesport.










