Në kuadër të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese-2026”, Policia e Kosovës njofton se ka ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme.
Si rrjedhojë, policia njofton se “sot, më 09.03.2026 rreth orës 11:40, në fshatin Lupç – Komuna e Podujevës, njësitë e Sektorit për Operativë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Lindja, kanë ndaluar një kamion të tipit MAN me targa RKS (01), i drejtuar nga i dyshuari K.B. (1991)”.
Sipas policisë, “gjatë kontrollit është konstatuar se kamioni ishte i ngarkuar me rreth 20 metra kub dru të përpunuar (dërrasa), pa dokumentacion valid për transport dhe pa dokumentacion për ushtrim të veprimtarisë biznesore për përpunimin e asortimenteve drunore”.
“Masa drusore është inspektuar dhe sekuestruar nga Inspektorët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, ndërsa është dërguar në depon e APK-së për procedura të mëtejme”, vijon njoftimi.
Me autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti për veprat penale “Tregti e ndaluar” dhe “Transport i kundërligjshëm i druve”, i cili do të trajtohet nga njësitë përkatëse sipas kompetencës, thekson policia.
Postimi i plotë:










