Alexis Mac Allister drejt Real Madridit? Babai i argjentinasit i hedh “benzinë zjarrit” me deklaratën e fundit

Alexis Mac Allister është një nga objektivat e mëdha të Real Madridit për verën e ardhshme. Argjentinasi shihet si profili i duhur për t’i besuar “çelësat” e mesfushës, repart që ka çaluar shumë këtë sezon te “Los Blancos”.

Pavarësisht se 27-vjeçari është nën kontratë me Liverpool-in deri në vitin 2028, nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet këtë verë. Për të shtuar më shumë zërat ka menduar babai i mesfushorit argjentinas, i cili në një deaklaratë të fundit për mediet është shprehur se momentalisht nuk ka bisedime mes të birit dhe klubit të Liverpool për rinovimin e kontratës.

Në rast largimi të Mac Allister drejt Real Madridit, Liverpool do të pranonte këtë gjë vetëm për një ofertë që nis nga 100 milionë euro.

The post Alexis Mac Allister drejt Real Madridit? Babai i argjentinasit i hedh “benzinë zjarrit” me deklaratën e fundit appeared first on Telesport.