Taksi 1-shat rrisin çmimet pas shtrenjtimit të naftës

“1-shat”, apo taksistët që operojnë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, kanë rritur çmimin në 1 euro.

Siç raporton Klan Kosova, shoferët deklaruan se ngritja e çmimit nga 0.70 euro në 1.00 euro vjen për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Sipas tyre, ky vendim erdhi detyrimisht pasi nuk mund të mbulojnë shpenzimet e tyre gjatë operimit Prishtinë-Fushë Kosovë, dhe anasjelltas.