Nga “Élite” te “Lady Mbappé”; njihuni me të dashurën aktore të yllit francez

Periudhë plot risi për Kylian Mbappé. Ylli i Real Madridit po kalon fazën e rehabilitimit pas një ndrydhjeje në gju, me synim shpejtimin e rikthimit në fushë. Jashtë saj, ai është bërë pjesë e lajmeve të gossip-it, jo vetëm sepse më në fund mori patentën në moshën 27-vjeçare.

© instagram

Mbappé është fotografuar së fundmi me aktoren spanjolle Ester Expósito. Sipas “Hola”, të dy janë parë fillimisht në një lokal në Madrid ku “janë puthur gjatë gjithë natës”, ndërsa më pas edhe në një restorant luksoz në Paris. Futbollisti ndodhej në kryeqytetin francez për terapi mjekësore, ndërsa aktorja ishte e angazhuar me evente të javës së modës.

© instagram

25-vjeçarja u bë e famshme në mbarë botën falë rolit të Carla Caleruega në serialin “Élite”. Sipas mediave, ajo po e shoqëron Mbappé në këtë moment të vështirë të rikuperimit. Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet, ku fansat tashmë e quajnë aktoren “Lady Mbappé”.

© instagram

The post Nga “Élite” te “Lady Mbappé”; njihuni me të dashurën aktore të yllit francez appeared first on Telesport.