Finalistja e dytë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka folur për herë të parë rreth raportit me dajën e saj.
Gjatë një interviste në emisionin Weekend në Klan Kosova, ajo u pyet për situatën familjare që kishte bërë bujë gjatë kohës sa ishte në shtëpinë e famshme.
Elijona u shpreh shkurt se nuk dëshiron të flasë për këtë pjesë të jetës së saj, duke zgjedhur ta lërë jashtë vëmendjes publike.
Kujtojmë se gjatë kohës kur ajo ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, daja i saj e kishte akuzuar publikisht se po e mbronte “dhunuesin e motrës së tij”, duke iu referuar babait të saj.










