Një episod i pabesueshëm ndodhi në ndeshjen e divizionit të dytë gjerman mes Preußen Münster dhe Hertha BSC. Një tifoz hyri në fushë dhe shkëputi kabllon e monitorit të VAR-it, duke e bërë të pamundur për arbitrin të rishikonte aksionin.
Arbitri Felix Bickel ishte thirrur te monitori për të vlerësuar një penallti, por pajisja ishte sabotuar nga një spektator me fytyrë të mbuluar. Vendimi u mor drejtpërdrejt nga VAR-i, Katrin Rafalski, që ia komunikoi arbitrit në fushë. Bickel më pas akordoi penalltinë, e cila u shndërrua në gol nga Hertha.
Në një deklaratë zyrtare, klubi i Preußen Münster shprehu “keqardhje për incidentin” dhe konfirmoi: “Një spektator hyri ilegalisht në fushë dhe shkëputi kabllon e pajisjes teknike”. Klubi theksoi se do të bëjë gjithçka për ta identifikuar autorin dhe për ta çuar përpara drejtësisë.
Have you ever seen anything like this?
During 2.Bundesliga match between Munster & Hertha Berlin, fans disrupted game by unplugging VAR cable.
Hertha had been awarded penalty, but ref was unable to review footage on monitor. VAR made call from Cologne.pic.twitter.com/2obPcAi040
— Sacha Pisani (@Sachk0) March 9, 2026
The post Kaos në Gjermani, tifozi hyn në fushë dhe shkëput kabllon e VAR-it appeared first on Telesport.









