Haradinaj pas deklaratës së Rashiqit: Çka ka shtëpia, tregon fëmija

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiqit, i cili tha se për “hatër të tij”, Kurti i kishte dhënë 24 hektarët Manastirit të Deçanit.

Për këtë, Haradinaj ka ironizuar me një fjalë popullore.

“Çka ka shtëpija, tregon fëmija”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.