Barcelona luan të martën ndeshjen e parë të 1/8 finale të Champions League kundër Newcastle, të cilin e mposhti më parë në grup 2-1, me dy gola të Marcus Rashford. Sulmuesi britanik, që nuk dëshiron të kthehet në Premier League pas huazimit te Barça, ka një rekord të shkëlqyer ndaj skuadrës së Howe dhe është një nga armët kryesore të katalanasve për të vijuar në turneun elitar kontinental.
Rashford ndihet i lumtur te Barcelona, ndryshe nga periudha e fundit te Manchester United, klubi i tij pronar. Ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 13 asistime në 37 ndeshje për katalanasit. Barcelona do ta aktivizojë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh, i vendosur verën e kaluar.
28-vjeçari ka shënuar 5 nga 10 golat e këtij sezoni në Champions, përfshirë dy dopieta, njëra prej tyre ndaj Newcastle. Në karrierën e tij, Rashford ka luajtur 16 ndeshje kundër Newcastle dhe ka shënuar 7 gola, duke e bërë si rival një nga më “viktimat” e tij.
Rashford mund të jetë titular në ndeshjen e së martës, edhe pse Raphinha konkurron. Trajneri Flick e ka përdorur sulmuesin britanik si qendërsulmues dhe në të dy krahët e manovrës ofensive.
The post Rashford, arma kryesore e transfertës katalanase ndaj Newcastle appeared first on Telesport.









