SPAK dhe PSRK nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, priti të hënën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho.

Në kuadër të bashkëpunimit, SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

Gjatë takimit, Braho dhe Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional.

Braho, riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.