Finalja e “Campeonato Mineiro” mes Cruzeiro dhe Atlético MG hyri në historinë e futbollit me një rekord absurd: 23 lojtarë u ndëshkuan me kartonë të kuq. Ndeshja, e nisur për trofe, përfundoi në një përleshje masive që përfshiu pothuajse të gjithë futbollistët.
Rezultati 1-0 në favor të Cruzeiro u bë krejt i parëndësishëm pas vërshëllimës finale. Te Cruzeiro, 12 lojtarë morën kartonë të kuq, përfshirë portierin Cássio, mbrojtësin Fabrício Bruno dhe sulmuesin Kaio Jorge. Atlético MG nuk mbeti pas në këtë drejtim; 11 lojtarë të tij u “skuqën”, mes tyre Hulk, Junior Alonso dhe Renan Lodi.
Arbitri u detyrua të përdorte kartonin e kuq për pothuajse çdo lojtar në fushë dhe në stol, duke krijuar skena kaotike që kanë bërë xhiron e botës. Ky episod konsiderohet si një nga derbet më të dhunshëm të regjistruar ndonjëherë në Brazil, duke lënë një njollë të madhe në futbollin e këtij vendi, me një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
The post DERBI MË I ÇMENDUR NË BRAZIL; 23 KARTONË TË KUQ DHE KAOS TOTAL (video) appeared first on Telesport.










